Begaj dekreton Esmeralda Hasanin në krye të SHISH

Esmeralda Hasani është drejtuesja e re e Shërbimit Informativ të Shtetit. Emërimi i saj është zyrtarizuar me dekret të presidentit të Republikës Bajram Begaj, pas propozimit të Kryeministrit Edi Rama. Ajo zëvendëson në këtë detyrë Vlora Hysenin, e cila u shkarkua së fundmi pas zhvillimeve të lidhura me hetimet e SPAK për dosjen e AKSHI-t.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës bëhet e ditur se përpara emërimit janë përfunduar të gjitha procedurat ligjore të verifikimit, të parashikuara për emërimin e zyrtarëve në poste të larta shtetërore.

“Tiranë, më 12 nëntor 2026

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta“.