Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, u pyet sot në lidhje me kërkesën e Erion Veliajt për pjesëmarrje në Asamblenë e PS-së.
Gjatë një komunikimi me gazetarët, Balla tha se kryebashkiakun e Tiranës e ka mik, por shtoi se përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë.
Balla foli me gjuhën e Ramës, duke thënë se çështjet me drejtësinë të çdo përfaqësuesi të PS janë individuale. “Veliajn e kam mik, por përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë”- tha ai mes të tjerash.
Pyetje: Veliaj ka bërë kërkesë në PS dhe në SPAK për të marrë pjesë në Asamble. A do t’i kërkoni SPAK-ut leje që kryetari i Tiranës të flasë?
Taulant Balla: Kjo është një pyetje që i duhet bërë sekretarit të përgjithshëm. Unë mendoj, dhe e kam thënë, që çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS-së, në të gjitha nivelet, me drejtësinë janë çështje individuale. As PS-ja, as Asambleja, as Kryesia, as organizatat socialiste nuk janë mburojë e askujt në përballjen me drejtësinë. Në këtë këndvështrim, Veliajn e kam mik, por përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së.