Apeli i GJKKO prish vendimin e Shkallës së Parë për Oltion Bistrin, e dënon me 7 vite burg! Ish-shefi i Operacionales do të kthehet në qeli

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka prishur vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri.

Trupa gjykuese me relator Dhimitër Lara e anëtar Daniela Shirka dhe Engert Pëllumbi vendosën dënimin e Bistrit për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Sipas vendimit, për veprën penale të korrupsionit, Bistrit i është caktuar dënimi me 5 vite burgim, ndërsa për pastrimin e produkteve të veprës penale është dënuar me 7 vite burgim.

Në bashkim të dënimeve, masa përfundimtare e përcaktuar nga gjykata është 11 vite burgim.

Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 7 vite e 4 muaj burgim.

Kujtojmë se Bistri ishte dënuar në Shkallën e Parë me 2 vite burg, vetëm për akuzën e nxjerrjes së të dhënave sekrete.

Ai u lirua në nëntor të vitit 2025, ndersa tani pritet të rikthehet serish ne qeli.