Deputetja e PS Sara Mila është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për blerje votash përmes premtimeve për ndihmë ekonomike.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Mila deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen.
Deputetja e Elbasanit tha se do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë sa herë që do të jetë e nevojshme.
“Ky është një kalvar i gjatë i hedhjes së baltës nga politika e vjetër. U thirra si person që jam dijeni, kam dhënë dëshminë time.
Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë, të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji. Faleminderit. Më duhet të largohem, pasi më presin qytetarët e Elbasanit për Ditën e Çlirimit.”- tha Mila për gazeëtarët, duke mos ju përgjigjur me shumë pyetjeve të tyre.