Rama vendos, Begaj firmos! Noteri i qeverisë dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale

Nuk ka rëndësi nëse ligji nuk është në favor të qytetarëve, nëse e thotë Rama, ashtu do të bëhet.

Kjo duket të jetë motoja e Presidentit Bajram Begaj, që vijon të konsolidojë pozicionin e tij si noter i qeverisë, duke dekretuar një tjetër ligj shumë të debatuar, atë të ndarjes së re territoriale.

Nga sot, në Shqipëri do të votohet për 46 bashki, nga 61 që ishin në zgjedhjet e kaluara vendore, pas vendimit të qeverisë.

Ky ligj që u kundërshtua nga opozita dhe qytetarët u dekretua menjëherë nga Begaj, pasi pak ditë më parë dekretoi edhe datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale, që do të mbahen në 9 Maj të vitit 2027.

Bashkitë që shkrihen:

  • Fushë-Arrëzi i bashkohet Pukës.
  • Klosi i bashkohet Matit.
  • Rrogozhina i bashkohet Kavajës.
  • Dimali i bashkohet Beratit.
  • Poliçani i bashkohet Beratit.
  • Patosi i bashkohet Fierit.
  • Divjaka i bashkohet Lushnjës.
  • Selenica i bashkohet Vlorës.
  • Maliqi i bashkohet Korçës.
  • Këlcyra i bashkohet Përmetit.
  • Memaliaj i bashkohet Tepelenës.
  • Libohova i bashkohet Gjirokastrës.
  • Cërriku i bashkohet Elbasanit.
  • Belshi i bashkohet Elbasanit.
  • Përrenjasi i bashkohet Librazhdit.