Grabitje me armë në një bankë në Komunën e Parisit

Një grabitje me armë ka ndodhur në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash.

Pas kryerjes së grabitjes, autori është larguar në drejtim të paditur, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ngjarja.

Policia pritet të mbledhë provat dhe të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar për shumën e parave të grabitura dhe rrethanat e plota të ngjarjes.