Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim 

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u ka kthyer përgjigje dy drejtuesve të të dy komisioneve, Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafës, lidhur me transferimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit.

Mësohet se Gogu është shprehur se ka urdhëruar inspektim për rastin e transferimit të papritur të Veliajt nga paraburgimi i Durrësit, ku qëndroi nga shkurti i 2025-ës, në atë të Fierit.

Ministri po ashtu ka vënë në dukje se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është përgjegjëse direkte sipas ligjit për transferimin e të paraburgosurve apo të dënuarve.

Kujtojmë se Drejtoria e Burgjeve reagoi një ditë më parë në lidhje me rastin, duke thënë se urdhi i transferimit të Veliaj përbën ‘sekret shtetëror’.