Partitë opozitare ka refuzuar takimin konsultativ me presidentin, Bajram Begaj, sa i takon datës së zgjedhjeve lokale të 2027-ës.
Ndërkohë Partia Socialiste dhe PSD janë takuar me Presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, ku ka diskutuar për një datë të mundshme.
PS u përfaqësua nga kreu i grupit Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.
PSD u përfaqësua në takim nga deputeti Tedi Mula dhe nënkryetari i partisë, Altin Vrioni.
Burime për mediat bëjnë me dije se PSD në konsultime me Presidentin ka propozuar datën 9 maj për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Ndërkohë PS ishte dakord për çdo datë, përveç 2 majit, që përkon me Pashkët Ortodokse.