87 vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në rrugë

Një 87 vjeçar është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës pasi ka ngacmuar një të mitur. Blutë e Tiranës bëjnë më dije se i moshuari, me iniciale P.Sh ka ngacmuar të miturën në rrugë. Nuk dihet nëse ka qenë e mitura, e cila përmes prindërve ka bërë denoncimin në polici apo nëse rasti është denoncuar nga kalimtarë të cilët kanë qenë të pranishëm kur 87 vjeçari e ka ngacmuar seksualisht.  

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për P. Sh., 87 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në rrugë “, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme