Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me protestat e zhvilluara prej muajsh kundër tij.
Rama pretendoi se pas ‘Revolucionit Flamingo’ qëndron hija e Donald Trump dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri.
Rama tha se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri.
“Ajo që ka ndodhur në muajt e fundit ka qenë gjerësisht publike, madje pati edhe një emër, ‘Revolucioni i flamingove’, dhe tërhoqi vëmendjen e botës, sepse pas saj qëndronte edhe hija e Donald Trump. Nuk jam shumë i sigurt se, nëse nuk do të ishte Donald Trump, dikush do të interesohej për flamingot në Shqipëri.
Mënyra se si e shoh unë është disi ndryshe. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Njerëzit kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtën legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe të ngrenë pikëpyetje për këtë çështje. Ky është pikërisht fakti se pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE-në, gjë që ka qenë shumë dobiprurëse”, u shpreh Rama.