5 orë ka zgjatur seanca gjyqësore ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre.
Seanca e radhës do të mbahet më datë 2 shkurt.
Seanca u shty për tu shprehur gjykata për kërkesat procedurale. Vangjush Dako përmes avokatit të tij kërkoi pushimin e çështjes ose gjykim të shkurtuar.
Dako tha në seancë se leja për pallatin ishte vendim kolegjial. Për tenderin e vijës bregdetare u shpreh se projekti është i verifikueshëm dhe se akuzat e SPAK nuk qëndrojnë.
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.