“5 milionë euro ose zhduku nga Shqipëria”, kërcënohet me armë biznesmeni Vasil Bedinaj në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku biznesmeni Vasil Bedinaj, pronar i Hotel Regina është kërcënuar me armë zjarri.

Bedinaj, i cili ka bërë denoncim në policim ka thënë se një grup prej 10 personash, shumica prej tyre të armatosur, kanë shkuar për t’i vendosur gjobë.

Ai ka thënë se i kanë këruar 5 milionë euro ose në të kundërt të zhdukej nga Shqipëria.

“5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria”, ka thënë Vasil Bedinaj në polici.

Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Pas marrjes së informacionit, policia ka nisur punën për kapjen e autorëve duke u vënë në ndjekje të tyre.

Gjatë ndjekjes, dy persona, që udhëtonin me një automjet, janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës.

Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.