38-vjeçari kanoste të renë për ta shfrytëzuar për prostitucion, arrestohen të dy

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni.

Tajar Vrenozi është arrestuat në kuadër të operacionit  të koduar Flower”, i zhvilluar më datë 17 qershor 2023, si rezultat i një hetimi katërmujor, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të shfrytëzimit për prostitucion.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një 28 vjeçare e shpallur në kërkim për ushtrim të kësaj veprimtarie kriminale.

“Si rezultat i kërkimeve dhe i veprimeve të tjera procedurale të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Flower”, të zhvilluar më datë 17.06.2023, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u bë lokalizimin dhe kapja e 2 shtetasve të shpallur në kërkim: V. M., 28 vjeçe, banuese në Tiranë; T. V., 38 vjeç, banues në Pojan, Fier.