25-vjeçarja angleze gjendet e pajetë në apartament në Durrës, fëmija 2-vjeçar ishte pranë saj

Një 25-vjeçare me shtetësi angleze është gjetur e pajetë mesditën e kësaj të enjteje në një apartament në lagjen nr. 1 në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasja me inicialet E. S. u gjet e pajetë rreth orës 12:50 nga shërbimi i Urgjencës Durrës.

Nga këqyrja paraprake në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në apartament ndodhej edhe fëmija i saj rreth 2 vjeç, i cili u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës, si edhe për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.