Rama ultimatum deputetëve të tij: Kush nuk voton Reformën Territoriale, të ikë

Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum deputetëve të Partisë Socialiste që të votojnë projektligjin për reformën territoriale. Në të kundërt, kush nuk e voton, le të iki.

Ultimatumin Rama e ka dhënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, teksa sot në Kuvend pritet të votohet drafti i PS për reformën territoriale, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive.

“Kush nuk voton reformën territoriale sot le të iki”, citohet të jetë shprehur Edi Rama.

Kujtojmë se më herët, dy deputetë të majtë, Erion Braçe dhe Vullnet Sina,kanë dalë kundër draftit, por nuk dihet nëse do të guxojnë të dalin kundër kryetarit të tyre dhe të mos e votojnë në Kuvend.

Për miratimin e këtij projektligji duhen 84 vota, ndërsa pritet që edhe kryeministri Edi Rama të marrë pjesë.