Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në prag të nisjes së seancës plenare në Kuvend, ku do të votohet edhe Reforma e re Territoriale.
Gjatë ditëve të fundit ka patur kundërshtime nga disa prej deputetëve socialistë për këtë reformë, si Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe, pa të cilët mazhoranca do ta ketë të vështirë të plotësojë 84 votat që i duhen për të miratuar Reformën.
Ndërkohë, jashtë Kuvendit kanë filluar të mblidhen qytetarët, të cilët kanë paralajmëruar protestë kundër ndryshimeve territoriale që synon Partia Socialiste. Sipas Reformës së re, në Shqipëri do të jenë 45 bashki nga 61 që janë aktualisht, me 15 prej tyre që nuk do të ekzistojnë më.
Forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin për të mos lejuar protestuesit të afrohen, teksa edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë brenda dhe jashtë Kuvendit.