Ka mbërritur këtë të enjte në Tiranë Koodrinatori i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global, Richard Nephew. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada amerikanë në Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale.
Në postim theksohet se vizita e tij vjen si një riafirmim për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Gjatë vizitës në Tiranë, Nephew do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë.
Postimi i ambasadës amerikane:
Sot mirëpresim Richard Nepheë, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global. Nepheë po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë.