Tetë deputetë të opozitës kanë bërë një kërkesë për të pasur një dëgjesë me kreun e SPAK, Altin Dumani në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Mes deputetëve që ka firmosur është edhe Monika Kryemadhi, e cila është marrë në pyetje nga SPAK.
Dëgjesa me Dumanin është bërë pas deklaratave të këtij të fundit gjatë raportimit në KLP para disa javësh ku tha se zyrtarë të lartë të policisë bashkëpunojnë me krimin e organizuar
Bazuar në këtë deklarim të kreut të Dumanit, deputetët e opozitës kërkojnë të dinë më shumë prej tij duke propozuar në dëgjesë në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.
Kërkesa do të shqyrtohet në këtë komision gjatë ditës së sotme.