Zjarr i qëllimshëm në parkingun e një pallati, digjen disa makina

Parkingu i një pallati në Unazën e Re është përfshirë nga flakët dhe tymi.

Mësohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, ku një person që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë flakën makinës së tij, duke djegur dhe një makinë tjetër që ndodhej pranë saj.

 Në vendngjarje kanë shkuar 4 makina zjarrfikëse dhe 20 forca, që bënë të mundur evakuimin e banorëve dhe fikjen e zjarrit.