Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të premteje lagjen Ndoc Mazi pranë tregut të rrobave të përdorura në Shkodër.
Aktualisht nuk ka persona të lënduar, por nga zjarri rrezikohen të digjen banesat përreth.
Zjarrfikësit së bashku me policinë shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, njofton policia.