Zhvlerësimi i euros/ Guvernatori Sejko: Mund të kemi ulje të çmimit të apartamenteve dhe pronave

Një ditë më parë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur vendimin e Këshillit Mbikqyrës për të mos rritur normën bazë të interesit pas zhvlerësimit të euros.

Sot duke folur në Kuvend Sejko tha se në vendin tonë është rritur numri i kërkesave për blerjen e pasurive të patundshme të cilat kanë ndikuar dhe në kursin e këmbimit, ku theksoi se është paralajmëruar një rënie në çmim të këtyre të fundit, por nuk ka sinjal krize.

Sejko tha se efekti i pasurive të patundshme është i madh ndërsa theksoi se sistemi financiar duhet të jetë i mbrojtur dhe në rast se rritet norma e interest, mund të ketë rënie në çmimet e pasurive të patundshme.

“Niveli i kursit është i panjohur, por hyrjet e shumta të turistëve shënuar 2.8 miliardë euro, tendenca hyrëse ka vazhduar dhe në tremujorin e parë, pra janë dyfishuar që ndikojnë në kursin e këmbimit. 260 milionë euro janë blerjet nga të huajt për pasuritë e patundshme, po shohim ndikimin që kanë në forcimin e lekut ndaj euros. Si Bankë Qendrore kemi parë efektin që kanë pasuritë e patundshme, shqetësim është se sistemi financiar duhet të jetë i mbrojtur, perspektiva në rastet e rritjes së normës së interesit është që mund të kemi rënie në çmimet e pasurive të patundshme. Ne vlerësojmë nivelin e çmimeve në raport me ndikimin në ekonomi, nuk kemi sinjale rrezikshmërie, situatë krize. Psikologjikisht edhe agjentët besojnë tek euro, kursimtarët duhet të reagonin shumë. Depozitat duhet të rriteshin në lek jo në euro, në momentet e luhatjes së euros, mos të bëhen lëvizje pasi për momentin ne kemi stabilitet”, tha Sejko.