Zhdukja e shisheve të verës të Ergys Agasit, gazetari: Aty mund të ishin shishet që Ahmetaj thoshte se i pinte “Sulltani”

Një skandal i madh ka përfshirë Drejtorinë e Doganave, të cilës i janë “arratisur” shihet e verës me vlerë 3 milionë euro të sekuestruara nga Ergys Agasi, i shpallur në kërkim pasi SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në kërkim për zhdukjen e shisheve të verës është shpallur Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit, i cili gjatë natës ka larguar sasinë e verës nga kantina dhe më pas ka hequr edhe serverin e kamerave të sigurisë.

Këto shishe vere, mes të cilave dhe një koleksion shumëvjeçar “Petrvs Pomedol”, ku një shishe kushton më shumë se 32 mijë dollarë, u sekuestruan me urdhër të SPAK, dhe pas dyshimeve se vera ishte kontrabandë, u njoftua Drejtoria e Doganave.

Strukturat doganore kryen inventarizimin për disa orë dhe përllogaritën një dëm prej rreth 400 milionë lekësh në buxhetin e shtetit, si pasojë e mospagimit të akcizës. Për shkak se kontrolli u zhvillua gjatë natës dhe transporti nuk mund të realizohej, malli u la përkohësisht në ruajtje në ambientet e vilës, raporton Euronews.

Por natën ka ndërhyrë Eno Agasi, dhe kur furgonët e Doganave janë rikthyer për të marrë mallin dhe për ta dërguar në ruajtje, kanë konstatuar se vera nuk ndodhej më në kantinë.

Ndërkohë, gazetari Artan Hoxha shkruan se mbae në ato shishet e verës mund të gjendeshin edhe shishet 33 mijë euro, që Arben Ahmetaj thoshte se i pi “Kreu i Organizatës”, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Ne presim të kapin tek pull kordinatorin e qeverisë me krimin e organizuar,  kordinatori u merr sy për sy gjithë koleksionin e verërave të shtrenjta, bashkë me DVR dhe kamerat e vilës… Ku i dihet, mbase aty mund të gjendeshin ato shishet e verës 33 mijë euro, që Arben Ahmetaj thoshte se i pi “Kreu i Organizatës”, sulltani i madhërishëm dora vetë…

Për dreq me sa e mbaj mend unë, ky Beni merrte vesh mirë nga verërat, nuk i ngatërronte etiketat e verës kollaj…”, shkruan Artan Hoxha.