Një 40 vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, ka humbur kontaktet me familjen prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim te të afërmit, që kanë njoftuar policinë.
40 vjeçari i ka nisur një mesazh me përmbajtje shqetësuese vëllait të tij në Francë, çfarë ka barë që familja të alarmohet dhe të nisë kërkimet në zonë.
Mbrëmë, shokët e 40 vjeçarit kanë gjetur pranë kanioneve të Skraparit motorin e tij dhe disa sende personale, mes të cilave një paketë cigare dhe një shishe verë e pirë përgjysmë.
Ilir Kurti ishte i divorcuar dhe baba i një fëmije, teksa jetonte vetëm me nënën e tij. Familjarët bëjnë apel që të njoftojnë nëse mund të jenë informacion për vendndodhjen e tij.