ZGJEDHJET/ PS kryeson në 10 qarqe të vendit, dy kandidatë të listës së sigurt të PD rrezikojnë të mos marrin mandatin

Teksa numërimi i votave po vijon prej orësh, rezultatet për Partinë Demokratike janë zhgënjyese ku kryeson vetëm në dy qarqe, Shkodër dhe Kukës. Kjo humbje e PD rrezikon edhe listën e mbyllur të saj në dy qarqet e vendit, përkatësisht në Elbasan dhe Fier.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në këto dy qarqe, demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur.

Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe i pesti është Aurel Bylykbashi, ndërkohë që me shifrat e deritanishme PD-ja ka katër mandate.

E njëjta situatë është edhe në Fier, ky në listën e mbyllur janë 5 mandate dhe PD-ja deri tani ka katër mandate. Ai që rrezikon është Eduard Sharka, i cili ndodhet i pesti në listën e mbyllur.

Sipas rezultateve të marra nga numërimi i votave deri në këto momente mandatet për partitë ndahen kështu:

Nëse ky trend do të vijojë, Bylykbashi dhe Sharka do të mbeten jashtë Parlamentit.

Partia Socialiste – 83 mandate

PD-ASHM – 51 mandate

Partia Socialdemokrate – 3 mandate

Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat

Partia Mundësia – 1 mandat