Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar të regjistrohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit.
Kandidati i BF do të jetë Emri Vata, i zgjedhur nga primaret që zhvilloi “Rithemelimi” pak javë më parë.
Në zgjedhjet që do të zhvillohen në 24 Shtator, ai do të ketë përballë kandidatin socialist Albert Halilaj. Kujtojmë se në Kukës do të rizgjidhet kryetari i bashkisë pas shkarkimit të Safet Gjicit, i cili ndodhet në burg për shkak të skandalit seksual në zyrën e tij.
