1 javë kohë do të kenë partitë politike në dispozicion për të bërë fushatën elektorale për zgjedhjet e pjesshme në disa bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka propozuar Komisionit Rrëgullator që më datë 1 Nëntor të çelet fushata për zgjedhjet në 6 bashkitë: Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.
Ndërkohë zgjedhjet do të mbahen të dielën e 9 Nëntorit, pasi data u dekretua një ditë më parë nga Presidenti Bajram Begaj.
Për partitë politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, propozohet data 11 tetor si afati i fundit për dorëzimin e për të dorëzuar kërkesën për regjistrim. Ndërkohë për kandidatët është propozuar data 19 tetor, si afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e kandidimit.
Propozimi i KQZ për Komisionin Rregullator
1.Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar bashkie në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, fillon më datë 1.11.2025.
2.Zyra e Gjendjes Civile në këto bashki, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, hartojnë listat e zgjedhësve jo më vonë se data 6.10.2025.
3.Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 11.10.2025.
4.Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ, kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, jo më vonë se data 16.10.2025.
5.Dokumentet e kandidimi*t paraqiten në KQZ për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat, si dhe në KZAZ për bashkitë Tepelenë, Cërrik dhe Mat, *jo më vonë se data 19.10.2025.