Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kukësit, pas skandalit seksual me ish kryebashkiakun Safet Gjici. Zgjedhjet pritet të mbahen të dielën e datës 24 Shtator, ç’ka bën nisjen e shpejtë të fushatës.
Partia Socialiste duket që ka nisur më herët planet e fushatës dhe ka nisur promovimin e një kandidati. Në datën 24 korrik, ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi Prefektin e ri të Kukësit, Albert Halilajn. Por Halilaj nuk do jetë gjatë si Prefekt, pasi brenda ditësh do japë dorëheqjen për t’u prezantuar si kandidati i PS në Kukës, thonë burime brenda maxhorancës.
Teksa mbeten 7 javë për t’u përgatitur por nga kampi i opozitës nuk ka ende zhvillime. Nuk dihen ende se kë do kandidojë PD e Berishës në Kukës, dhe po ashtu nuk ka ende vendim nëse PD zyrtare e Lulzim Bashës do të vendosë kandidat të tretë.