Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje rezultuan partitë me rezultatet më të mira në zgjedhjet lokale të këtij viti, teksa ditën e djeshme u zhvillua raundi i dytë.
Bazuar në të dyja raundet e votimeve për kryetarë të 38 komunave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fituan secila nga shtatë komuna. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi gjashtë, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ruajti udhëheqjen në pesë.
LDK fitoi në balotazh në 5 komuna: Prishtinë, Pejë, Junik, Dragash dhe Viti, ndërsa LVV në 5 komuna ku Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Fushë Kosova dhe Gjilani votuan për kandidatët e partisë së Albin Kurtit.
Nisma Socialdemokrate, Partia Turke KDTP dhe iniciativa e Ramiz Lladrovcit siguruan nga një komunë secila. Ndërsa, Lista Serbe ka kontrollin në të dhjetë komunat me shumicë serbe.
Vlen të përmendet se pjesëmarrja në zgjedhje ishte sërish e ulët, rreth 40 për qind në rundin e parë dhe vetëm 32 për qind në balotazh.
RAUNDI I PARE
LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
LDK: Istog dhe Lipjan
AAK: Deçan
LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
NISMA: Malishevë
Drenas: Iniciativa, Ramiz Lladrovci
RAUNDI I DYTË, BALOTAZHI
LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Junik, Viti
LVV: Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Fushë Kosovë, Gjilan
AAK: Klinë, Gjakovë, Rahovec, Suharekë
PDK: Vushtrri, Prizren, Kaçanik
Lista Serbe: Kllokot
KDTP: Mamushë