Rreth 4 mijë emigrantë kanë votuar deri tani për zgjedhjet e 11 Majit. Burime për mediat bëjnë me dije janë 3887 zarfe që janë kthyer në Shqipëri ndërsa vota e tyre do të numërohen pas 11 Majit.
Raportohet se 0.9% e tyre janë nga Italia (2148), 0.3% nga Gjermania (689), 0.1% nga Mbretëria e Bashkuar (337), 0.1% nga Greqia (336).
Aktualisht po vijon ende procesi I dërgimit të zarfeve në 85 vende të botës, ku janë bërë edhe kërkesat për regjistrim të rreth 250 mijë emigrantëve. Në Parkun Olimpik “Feti Borova” po përgatiten 13 mijë zarfet e fundit për zgjedhësit në diasporë.
Pak ditë më parë kreu I Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve u shpreh se çdo fletë votimi, që futet në Shqipëri pas datës 11 maj nuk do t’i nënshtrohet procesit të numërimit. Në këto rrethana, Celibashi apeloi që votuesit të shfrytëzojnë me korrektesë afatet kohore.
Çdo zarf që ka vulën e hyrjes, pas datës 11 maj dhe orës 19:00, nuk i nënshtrohet procesit të numërimit”, theksoi ai.