“Zgjedhjet e 11 majit nuk janë të zakonshme”, Rama vijon propagandën me grupin e PS: Kemi një dritare të hapur për në BE, s’duhet ta humbim

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë fjalës në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste u shpreh se zgjedhjet e 11 majit nuk janë të zakonshme.

Sipas tij, Shqipërisë i është hapur një dritare e re drejt BE dhe kjo mundësi nuk mund të lihet pas dore. Ai vijoi propagandën duke thënë se PS është garancia kryesore e kësaj rruge.

Ndërkohë, Partia Sociliste qëndron në pushtet prej viti 2013, por deri më sot rruga e Shqipërisë drejt BE-së duket ende e largët.

Përgatitjen e skuadrës së 11 majit, e sollën pikërisht sot në orën 9. Dua të ndaj me ju disa mendime, mbledhje e pazakontë po të marrim parasysh procesin e përgatitjes së skuadrës kombëtare të Partisë Socialiste. Unë besoj se edhe vetë situata, rëndësia dhe konteksti i këtyre zgjedhjeve është shumë i pazakontë. Dhe besoj se është me rëndësi të veçantë që të gjithë ne që jemi këtu dhe familja jonë e madhe politike të vetëndërgjegjësohet sa më shumë për rëndësinë e jashtëzakonshme të këtyre zgjedhjeve, në kontekst të jashtëzakonshëm gjeopolitik. Besoj se qyshkur kam privilegjin që të udhëheq këtë skuadër politike, me 9 fitore, në asnjë prej tyre pesha e gjeopolitikës nuk ka qenë e pranishme si në këto zgjedhje. Këto zgjedhje zhvillohen në kontekst të dyfishtë. Njëri i marrëdhënieve me Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Ballkanin perëndimor. Dhe tjetra e anëtarësisë së vendit tonë në aleancën dhe i sigurisë. Përe të dyja këto arsye madhore zgjedhjet e 11 majit nuk është i zakonshëm dhe rezultati i 11 majit nuk është vetëm i partive politike, por është më shumë se fitore e PS-së në vetëvete. Për ne dhe flamurin tonë nuk ka qenë gjithmonë e rëndësisë së veçantë që të fitojmë zgjedhjet, pro më 11 maj rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë një peshë mbi të ardhmen e afërt të vendit, shumë më të madhe sesa kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme, 9 e me radhë.

Për herë të parë qyshse jam në krye të PS dhe Qeverisë është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur siç është sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Për herë të parë dëshira jonë dhe ambicia shqiptare për t’u bërë pjesë me të drejta të plota përputhet tërësisht me ambicien e BE-së. E kam thënë gjithmonë se e ardhmja është në BE, perspektiva e qartë, por asnjëherë yjet nuk janë përputhur si sot dhe asnjëherë konteksti gjeopolitik nuk ka qenë i favorshëm soi sot. Por nuk është dritare e hapur gjithmonë, por është kontekst që mund të ndryshojë më herët sesa vonë“, tha ai.