Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të enjteje drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste në selinë rozë. Mbledhja vjen në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit ku për herë të parë do të votojë edhe Disapora.
Në kuadër të votës së Diasporës, kryeministri Edi Rama ka kryer disa takime me emigrantët shqiptarë në Itali, Greqi dhe Angli ku u ka kërkuar dhe votën.
Në mbledhje drejtuesit politikë pritet që të raportojnë për punën e bërë deri më tani sa i takon votës së Diasporës, se sa emigrantë janë identifikuar nga socialistët.
Mësohet se Kryeministri Rama pritet t’i rikthehet sërish takimeve me shqiptarët e Italisë, Greqisë dhe Gjermanisë aty ku numri i emigrantëve është më i madh.