Zgjedhjet e 11 majit/ Kryekomisioneri Celibashi: Votimi nga jashtë ka nisur

Ka nisur procesi i votimit jashtë vendit. Kjo u konfirmua nga Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Ai thekson se mëngjesin e sotëm, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, ka marrë fletën e votimit të dërguar me postë nga KQZ.

Sipas Celibashit, zgjedhësi në fjalë është votues në Dibër dhe jeton në Erlangen të Gjermanisë.

“Votimi nga jashtë ka nisur! Sot, në orën 07:15, zgjedhësi i parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani dhe votues në qarkun Dibër, ka marrë fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve! Ky është një hap i rëndësishëm për përfshirjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit në procesin demokratik të Zgjedhjeve të 11 Majit 2025”, shkruan Celibashi.