Zgjedhja e kryetarit të ri, PD-e vulës cakton anëtarët e Komisionit Zgjedhor, besniku i Bashës sërish si kryetar

Partia Demokratike e vulës, e përbërë nga Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe shumë pak deputetë të tjerë, ka zgjedhur Komisionin Zgjedhor që do të ndjekin procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së.

Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, u vendos që fushata zgjedhore të zhvillohet nga data 24 Qershor deri në datën 27 Korrik 2023, ndërkohë që zgjedhjet për kryetar të PD-së do të mbahen të shtunën e 29 Korrikut.

Kryetar i Komisionit Zgjedhor është sërish Jemin Gjana, i besuari i Bashës, i cili ka qenë aty për ish-kryedemokratin sa herë që ai ka patur nevojë, edhe gjatë betejave të tjera që Basha ka fituar Brenda PD-së, të vetmet në karrierën e tij politike.

Komisioni Zgjedhor i PD-së:

Jemin Gjana – Kryetar
Indrit Sefa – Anëtar
Enriketa Papa – Anëtare
Gazment Koduzi – Anëtar
Xhemal Bushati – Anëtar
Aurora Domni – Anëtare
Myzafer Elezi – Anëtar
Rezart Kthupi – Ndihmës
Ervis Xhako – Ndihmës