Detaje të reja janë mësuar në lidhje me trafikun e armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, që çoi në pranga 4 persona.
Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi dyshohet se bashkëpunin me disa serbë, të cilët i merrnin armët në Çeki, të prodhuara atje.
Rastet e shitjeve të armëve janë identifikuar përmes këqyrjes së aparateve celular të 4 trafikantëve, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë, blerës të armëve.
Mësohet se janë kryer kontrolle banesash në disa qytete, por armët nuk janë gjetur, çfarë shton dyshimet se një pjesë e mirë e tyre ishin të destinuara të dërgoheshin për t’u shitur në Greqi.
Blerësit e këtyre armëve, rezultojnë të jenë me precedent penal të mëparshëm në fushën e drogës dhe krimeve të tjera të rënda.
Grupi kriminal nga Kosova dyshohet se prej 1 viti trafikonin armë zjarri nga Kosova drejt Shqipërisë përmes linjës së autobusëve në pronësi të Edonis Thaçit. Ndërkohë prej 7 muajsh ishin nën hetim nga policia e Tiranës.