Policia e Krujës ka njoftuar se ka asgjësuar një tjetër parcelë me kanabis.
Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar 875 kanabisi që u gjetën të kultivuara në terren malor, në një fshat të Krujës.
Edhe kësaj here nuk janë gjetur pronarët e serës.
“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, faza e 28-të e mega-operacionit policor anti-kanabis të koduar “Territor i pastër”. Gjatë kësaj faze u asgjësuan nëpërmjet djegies 875 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në terren malor, në një fshat të Krujës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.