Rezultatet e hetimit nga ana e Policisë së Shtetit kanë zbardhur ngjarjen me makinën luksozë BMW që hipi tek diga e liqenit me 250 km në orë shpejtësi. Makina është e Eldi Allushit i cili ka qënë brenda saj por në timon ka qënë një personazh i njohur i botës së krimit i cili është ende në kërkim nga policia.
Emiljano Nina, Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, janë tre personat që kanë qënë në makinën tip bmë x6.
Dyshohet se Emiljano Nina ka qënë shofer i makinës, i cili ende nuk është ndaluar nga policia.
Nina është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe është kushëri i Ervis Martinaj.
Lexo edhe: 26 vjeçari tregon versionin se si e hipi BMW-në luksoze tek diga e Liqenit