Zbulohet foto ku shfaqet me armë në brez Safet Bajri (alias Rustemi) në qytetin e Shkodrës.
Bajri ka vetëm pak muaj që është liruar nga burgu i Kosovës ku vuajti një dënim të drejtësisë Belge me 8 vjet e 9 muaj burgim.
Safet Bajri shfaqet me armë teksa qëndron nën shoqërine e disa prej të njohurve të tij.
Safet Bajri u arrestua në 22 shtator të 2018 bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar “Oaz”.
Personat kryesorë të kërkuar ishin Safet dhe Enver Bajri që akuzoheshin akuzoheshin për një sërë veprash penale si “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, etj.
Grupi ku bënin pjesë anëtarët e familjes Bajri, akuzohej për dy vrasje, njëra në 7 shkurt 2001, ku u ekzekutua shtetasi me iniciale A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja 15-vjeçare me iniciale F.H.
Anëtarët e grupit kriminal që u arrestuan me bujë në një operacion të Forcave Speciale shqiptare, akuzoheshin edhe për kanosje ndaj disa shtetasve për të dhënë shuma të mëdha parash.
Por pjesa më e madhe e akuzave u rrëzuan në gjyjatën e Shkodrës, duke dënuar disa nga të arrestuarit vetëm për mbajtje pa lejë të armëve dhe organizim pa leje të lojrave të fatit.
Por Safet Bajri mbeti në burg për shkak të një vendimi gjykate të dhënë nga drejtësia Belge, e cila e dënoi me 8 vjet e 9 muaj burg për trafikim të qënieve njerëzore dhe Organizatë kriminale.