Zbulohet apartamenti i përshtatur si call center, mashtronin të huajt për të investuar në bursa, pranga organizatorit

Një apartament që ishte shndërruar në një call center është zbuluar nga policia e Tiranës ndërsa një pranga ka rënë një person. Ndërkohë është shpallur në kërkim një 37 vjeçar, i cili kishte marrë banesën me qira për këtë qëllim.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Panorama”, që ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasi L. Xh. dhe 5 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi R. M., me qëllimin për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një apartament i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonit, për të investuar në bursa fiktive.

Vihet në pranga organizatori i kësaj veprimtarie dhe procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë në apartament, gjatë ndërhyrjes nga Policia.

Shpallet në kërkim 37-vjeçari që e kishte marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.

Si rezultat i hetimeve të kryera gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Location 2”. Si rezultat i këtij operacioni:

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në apartamentin në rrugën “Panorama”, që ishte përshtatur si call center, ku kanë kapur në flagrancë shtetasi L. Xh. dhe 5 operatorë, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet rezultoi se apartamenti ishte marrë me qira nga shtetasi R. M., me qëllimin për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.