Zbardhet vdekja e turistit gjerman në Vlorë, ndërroi jetë në jahtin e Sheikut Arab

Zbardhet vdekja e të 42 vjeçarit gjerman që mbërriti i pajetë në spitalin e Vlorës pak ditë më parë.

Turisti gjerman nuk ka qenë në anijen e tij siç u raportua më herët, por në jahtin me vlerë 450 milionë euro të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, i cili është Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite dhe djali i themeluesit të saj, Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Ngjarja ndodhi të dielën, ku rreth drkeës një ambulancë mori trupin e të riut në portin e Vlorës dhe e dërgoi në spital. Policia njoftoi se 42 vjeçari gjerman kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarktit, por më pas nuk doli më asnjë e dhënë.

Sipas mediave vendase, burime bëjnë me dije se kur jahti do largohej, në të hipi edhe një personazh i fuqishëm i politikës shqiptare.