Zbardhet letra që Alban Bengasi i dërgoi SPAK 1 javë më parë: Pezulloni kërkimin ndërkombëtar, do vetëdorëzohem

Avokati Alban Bengasi është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit, sapo ishte kthyer nga Dubai.

Ai akuzohet se ka paguar 120 mijë euro te një person tjetër për t’i vrarë bashkëshorten. Tentativa e tij u zbulua pas dëshmive të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se Bengasi i ka dërguar një letër SPAK nëpërmjet avokatit të tij. Në letër thuhet se ai është resident në Dubai, ndaj kërkon nga SPAK që të pezullohet urdhri për kërkim ndërkombëtar, pasi do të vetëdorëzohet në datën dhe orën që këkrojnë autoritetet shqiptare.

Letra e plotë e Altin Bengasit drejtuar SPAK:

Të nderuar Prokurorë !

Pranë Prokurorisë së Posacme kundra Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) në muajin maj të Vitit 2022 është regjistruar procedimi penal në ngarkim tě shtetasit që unë perfaqësojë Alban Bengasi, i dyshuar për veprën penale të “Dhunës në familje” parashikuar nga neni 130/a/l i Kodit Penal kryer në bashkěpunimin nẽ formën e grupit te strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale*, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë kundra  Korrupsionit dhe Krimit t Organizuar Tiranë me vendimin e saj Nr.45 datë 17.05.2022 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit Arrest në burg” ně mungesë për personin nën hetim Alban Bengasi i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal

Duke qënë se ka një masë sigurimi ” Arrest në burg” në mungesë ndaj tij është bërë edhe shpallja e tij në kērkim ndërkombëtar. Por duke qënë se shtetasi Alban Bengasi është rezident ne shtetin e Dubait prej datës 07.06.2022 dhe i pajisur me ID Number 784-1973-2683597-8 nga ky shtet, ky shtetas kẽrkon të vetëdorëzohet pranë autoriteteve shqiptare per tu věnë në dispozicion të Institucioneve të Drejtesisë si SPAK dhe GJKKO pär tu përballur me procedurat hetimore dhe gjyqësore në ngarkimin e tij per cfarë ai dyshohet. Për këtë vetëdorëzim kemi njoftuar edhe Ambasadën Shqiptare ne Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por për t’u berë e mundur ardhja e tij nga shteti i Dubait për në shtetin Shqipëtar kërkojmë nga ana juaj të pezulloni kērkimin ndërkombëtar për kẽtë shtetas vetëm për qëllim që ai të mund të udhëtojë nga Dubai për në Shqipëri, në ditën dhe orët që do të vendosni ju. E bējmë këtë kërkesë pasi midis shtetit Shqiptar dhe atij te Dubait nuk ka marëveshje ekstradimi midis këtyre dy vendeve. Kērkoj që kjo kërkesë te trajtohet në menyrë sa më te shpejtë nga ana juaj duke komunikuar me Interpol Tirana për çfarë ne kērkuam më sipër duke berë anullimin e kërkimit ndërkombëtar të përkohshëm për këtë shtetas per qëllimin e vetëdorëzimit dhe transportit nga Dubai per në Shqipëri të personit nën hetim Alban Bengasi.

Ju faleminderit!