Ish-efektivi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli, ka dëshmuar pas ngjarjes së ndodhur në Hamallaj, ku ai dhe familjarët e tij dhnuan me shkop bejsbolli disa anëtarë të familjes Kaçi, ndërkohë që vetë efektivi nxori armën e shërbimit dhe qëlloi disa herë në ajër.
AI ka deklaruar se ka qenë familja Kaçi që ka nisur sherrin, teksa shton e konfliktet me këtë familje kanë qenë të hershme për shkak të rrugës. Nikolla tha se armën e ka nxjerrë në momentet kur sherri po degradonte deri në përdorimin e sendeve të forta.
“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Mës pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur. Nxora armën për të qëlluar në momentin që sherri po degradonte deri në përdorim të sendeve dhe objekteve të forta”, mësohet të jetë shprehur Nikolla.
Ish-efektivi që u përjashtu me urdhër të ministrit Taulant Balla ndodhet në paraburgimin e qytetit të Durrësit në pritje për të dalë para gjykatës për Kanosje, plagosje e rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë.