Zbardhet agjenda e mbledhjes së parë të Bordit të Paqes, do të flasë edhe Rama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pret sot liderët botërorë në themelimin zyrtar të Bordit të Paqes.

Ndërkohë ëshët zbardhur edhe axhenda e kësaj mbledhjeje që do të mbahet në Institutin amerikan të Paqes në Uashington.

Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, dhe Kosova që do të përfaqësohet nga Vjosa Osmani. 

Raportohet se kryeministri Edi Rama do të mbajë edhe një fjalim gjatë këtij takimi.

Do të ketë gjithashtu fjalime nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ndihmësit e lartë të Trump, Jared Kushner dhe Steve Witkoff, Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazën, Nickolay Mladeno.

Presidenti Trump do të mbërrijë në orën 10:00 (16:00 me orën tonë) për të mbajtur fjalimin hapës dhe për të nënshkruar një numër rezolutash që kanë të bëjnë me Gazën.

Ndërkohë pak para nisjes së mbledhjes së parë të Bordit të Paqes do të zhvillohet foto familjare dhe më vonë do të  nis zyrtarisht takimi.

Kujtojmë se takimi vjen gati katër muaj pasi administrata Trump ndërmjetësoi një armëpushim në Rripin e Gazës që lejoi lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura izraelite.