Vrau motrën me thikë, Gjykata lë në burg Marsela Pushanin

Gjykata e tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Marsela Pushanin, e cila pak ditë më parë vrau me thikë në banesë motrën e saj, Amanda Pushanin.

Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se e ka qëlluar motrën për vetëmbrojtje, pasi 37 vjeçarja prej vitesh ishte e alkoolizuar dhe ushtronte dhunë mbi familjen.

“Motra ishte konsumatore e rregullt e alkoolit, pinte 2-3 litra raki. Ende nuk e besoj se ajo vdiq nga thika se nuk i doli gjak.Ajo kishte shenja të tjera ne trup pasi kur pinte rrezohej dhe vritej. Unë për motrën time jap jetën, por nuk besoj se e ka nga thika. Nënën e kam shumë keq me shëndetin”.

Të njëjtën dëshmi ka dhënë edhe mamaja e saj, e cila tregoi se ditën e ngjarjes, Amanda ka shkuar e dehur në banesë dhe i ka kërcënuar me thikë. Në momentin e përleshjes Marsela i ka marrë thikën dhe e ka goditur një herë në stomak në kushtet e vetëmbrojtjes.

Ndërkohë, fqinjët tregojnë se 37 vjeccarja njihej si një person me probleme me alkoolin, teksa edhe baba ii tyre kishte humbur jetën për shkak të këtij problem.