Vrau kushëririn e tij për 12 mijë lekë, Apeli i ul dënimin Granit Shehut

Gjykata e Apelit ka dënuar me 20 vite burg Granit Shehun, i cili 9 vite më parë vrau me thikë djaline xhaxhait të tij, Milazim Shehu.

Granit Shehu ishte dënuar nga gjykata e Tiranës me 24 vite burg, ndërsa Apeli e ka dënuar me 20 vite. Nga gjykimi i shkurtuar ai do të vuaj 13 vite e 4 muaj burg.

Granit Shehu arriti që të arratisej pas ngjarjes së rëndë ndërsa u arrestua në Angli, në shkurt të 2019-ës.

Më 16 shtator të 2015, ai vrau me 12 goditje thike djalin e xhaxhait, Milazim Shehu. Asokohe, 34-vjeçari e qëlloi viktimën 12 herë tek dera e shtëpisë së këtij të fundit, duke e lënë të vdekur.

Autori i krimit pretendoi se vajza e të ndjerit, i kishte vjedhur në banesë një sasi prej 12 mijë lekësh të reja. Milazim Shehu nuk e ka pranuar këtë akuzë dhe të dy janë konfliktuar në derën e jashtme të shtëpisë, ku dhe ndodhi vrasja.