Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi burgimin përjetë për Besnik Pjetrin, i cili dy vite më parë vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grykë Zezë të Lezhës ku Pjetri në gusht të 2022-it, ekzekutoi më armë familjarët e ish-gruas së tij, Pjerin e Gent Përjaku, me të cilën kishte 6 vite i divorcuar.
Por ish-çifti kishte konflikte të vazhdueshme, madje ai ishte denoncuar nga ish-gruaja për dhunë fizike. Si shkak për vrasjen, autori ngriti pretendimin se viktimat nuk e lejonin të takonte dy vajzat e tij. Pjerin dhe Gent Përjaku jetonin në Itali dhe ishin kthyer një ditë para ngjarjes së rëndë.