Vrau dhëndrin në lokal, Gjykata dënon me burg përjetë Mexhit Picarin, 30 vite për vajzën e tij

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Mexhit Picarin, i cili në qershor të vitit 2021 vrau ish-dhëndrin Kudret Saliaj. Gjithashtu është dënuar me 30 vite burg vajza e tij Dhurata Picari, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasje.

Ngjarja ndodhi në 4 Qerhsor të vitit 2021 në një local në Tiranë, pak momente përpara se të mbahej seanca e radhës për divorcin mes Kudret Saliajt dhe Dhurata Picarit. Mexhit Picari hyri në lokalin ku qëndronte ish-dhëndri dhe avokati i tij dhe hapi zjarr.

Nga plumbat ndërroi jetë në vend Kudret Saliaj, ndërsa u plagos avokati Adriatik Cama. Pasi kreu vrasjen, Mexhit Picari u largua në këmbë mes pallateve, për t’u arrestuar më vonë në shtëpinë e vajzës së tij në Yzberisht.