Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur në rrugën që të çon drejt Spaçit., ndwrsa viktima është identifikuar si 45-vjeçari Valter Lleshi.
Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorit ose autorëve të mundshëm.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po grumbullojnë prova që mund të ndihmojnë në dokumentimin e ngjarjes.