Ka shkuar në 6 numri i personave të përfshirë në vrasjen mafioze të shqiptarit Selavdi Shehaj në Itali në vitin 2020.
38-vjeçari shqiptar, u qëllua me armë zjarri në shtator të 2020-ës ndërkohë që po qëndronte në plazh në Torvaianica.
Mediat italiane bëjnë me dije se i akuzuari është një shqiptar por nuk duhet identiteti i tij.
Akuza ndaj tij është ajo e bashkëpunimit në vrasje, e njëjta për të cilën Giuseppe Molisso, Raul Esteban Calderon dhe Enrico Bennato janë tashmë në gjyq në Frosinone. Sipas autoriteteve italiane, vrasja ka ardhur si pasojë e përplasjes së klanave mafioze.
Për drejtësinë italiane, 38-vjeçari ishte emër i dëgjuar. Dy muaj para se të vritej ai ishte liruar nga arresti shtëpiak pasi ishte dënuar me 2 vjet e gjysmë burg për drogë. Disa vite më parë, Shehajt autoritetet i kishin gjetur 5 kilogramë lëndë narkotike.