Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i Valter Lleshit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në zonën e Repsit, Mirditë.
Sipas burimeve hetimore, 45-vjeçari kishte dalë nga banesa e tij në Rrëshen rreth orës 06:00 dhe së bashku me një koleg pune ishte nisur drejt kompanisë së bazaltit në Reps ku punonte.
Rreth dy kilometra para vendit ku ndodhi krimi, pasagjeri ka zbritur në një lokal, ndërsa 45-vjeçari ka vijuar rrugën i vetëm.
Autorët dyshohet se e kanë ndjekur 45- vjeçarin që nga momenti që ka dalë nga shtëpia dhe në momentin që ai ka qenë vetën e kanë qëlluar me armë zjarii, duke i marrë jetën.
Sipas burimeve nga hetimet, një nga pistat kryesore që po shqyrtohet është ajo e hakmarrjes.
Dyshohet se viktima mund të ketë pasur lidhje të mëhershme me ngjarje kriminale në zonë, përfshirë një dyshim për përfshirje në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen, i cili rezulton të ketë qenë i afërm i Armando Gjinit.
Megjithatë, burime nga policia sqarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si i dyshuar për vrasjen e Anton Kelit.