Gjykata e Posaçme ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i akuzuar për vrasjen e ish-policit, Santiago Malko, në 2019-ën.
Ndërkohë me 25 vite burg u dënuan Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Oltian Loga dhe Dritan Agaj.
Erlis Duka, vëllai i Leonard Dukës është shpallur i pafajshëm, pasi nuk u provua që ka kryer veprën penale, duke hequr masën e sigurimit ndaj tij.
Më herët për vrasjen e Malkos, është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta. Ky i fundit akuzohet se ka vëzhguar lëvizjet e Malkos dhe ka ndihmuar autorët për ekzekutimin e ish-policit.
Santiago Malko u ekzekutua në 27 Gusht 2019 me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. AI ishte larguar nga puna si polic pasi u arrestua për shkak të një sherri për lojërat e fatit.
Malko njihej si një nga miqtë më të afërt të Ervis Martinajt dhe dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.